Këngëtarja Eni Koci është përfolur në media për një lidhje dashurie me futbollistin Xherdan Shaqiri. Por e ftuar në “Zonë e Lirë” këngëtarja bukuroshe i hodhi poshtë këto zëra duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, dhe madje tha se nuk e njeh fare futbollistin.
“Kemi rastisur jashtë, por nuk ka asnjë gjë të tillë. Nuk krijohet lidhja me disa Like. Kur të kem diçka nuk kam përse ta fsheh. Di vetëm që është futbollist dhe luan me Zvicrën. Kaq di…Nuk jemi martuar ende”, tha Eni Koci duke e kthyer në humor situatën.
Ajo tha se është 1.80 e gjatë, nuk është në një lidhje dhe nuk është e dashuruar. “Nuk është momenti tani, kam prioritete të tjera”, tha bjondja seksi.
Moderatori Arjan Çani është shprehur me humor duke thënë se tashmë që mësoi se është beqare mund të “gjuaj” këngëtaren, por Eni Koçi ja ktheu: Nuk je tipi im, je shumë i lëvizshëm, c të më gjuash ti je 25 vjet më i madh” .