Telegrafi

Eni Koçi është në bashkëpunim me NRG Band, “Zemër” pritet të jetë një këngë ritmike

Eni Koçi ka konfirmuar ditë më parë se po vjen me projekt të ri dhe ajo nuk është solo.

Këngëtarja shqiptare publikoi ditë më aprë një foto dhe tash janë vërtetuar të gjitha dyshimet – ajo po sjell klip.

Ishte anëtari i NRG Band, Besnik Qaka, ai që ka paralajmëruar projektin e ri të dyshes.

Eni dhe NRG Band shfaqen nga një supermarket ku shihen duke xhiruar klipin e radhës.

Besohet se projekti do të jetë ritmik dhe do ta rikthejë grupin nga Peja në maje të skenës bashkë me Enin që gëzoi një verë të suksesshme me bashkëpunime.

Ky projekt vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm të NRG Band me Genc Prelvukajn, teksa grupi i shumë hiteve pati verë po ashtu të angazhuar me shumë performanca.

“Zemër” pritet të publikohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/