Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, është shumë e dashur për publikun.
Më shumë se sa për vokalin, ajo pëlqehet për linjat trupore të cilat rrëmbejnë vëmendjen e medieve.
Tash ajo është shfaqur me një fustan të zi të ngjitur për trupi që e bëjnë atë të duket jashtëzakonisht atraktive.
Fustani është realizuar nga brendi i veshjeve të Gretës dhe Enit, Glam by Eni and Greta.
Eni Koçi besohet se është në një lidhje romantike me reperin, Genc Prelvukaj.
Por, ata janë përkujdesur që spekulimet të shuhen pak për këtë romancë duke mos u dhënë më shkas medieve që të jenë pjesë e spekulimeve.
Eni me të drejtë konsiderohet prej femrave më atraktive shqiptare dhe mjafton një vizitë në Instagramin e biondes për ta vërtetuar këtë. /Telegrafi/