Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, po rikthehet me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Ajo ka paralajmëruar këngën e radhës, për të cilën ka bashkuar forcat me artistin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi – Dani.
Në një postim të shpërndarë në InstaStory, biondja ka publikuar një pjesë të shkurtër nga xhirimet e videoklipit.
Ky projekt i Enit vjen pas “Lamtumirë”, të cilin e solli në vitin 2020 në bashkëpunim me Fisnikët.
Artistja nga Shqipëria prej kohësh i kishte munguar skenës me prurje të reja muzikore.
Ajo ishte fokusuar më shumë në jetë private, ndërsa është përfolur shpesh edhe për një martesë me partnerin e saj, Genc Prelvukajn.
Sido që të jetë, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur për admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/