Telegrafi

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj në pritje të fëmijës së parë së bashku

Çifti i njohur i estradës të cilët pak ditë më parë njoftuan se janë të martuar që nga viti 2019.

Të dy ndan imazhe në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram ku Eni shihet me fustan të bardhë teksa Genci me kostum elegant.

Ndërkohë, sot (e diel) dyshja kanë publikuar bashkëpunimin “Ama” dhe në videoklipin e këngës kanë zbuluar se po janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.

Foto: Eni Koçi/Instagram

Eni dhe Genci në fund të klipi bëjnë zbulimin e gjinisë së foshnjës e cila është vajzë ndërsa ata shihen të lumtur kur kuptojnë këtë.

Theksojmë që Genci tashmë është baba i një fëmije nga martesa e kaluar.

Foto: YouTube

Ndërkohë, producent i këngës “Ama” që u lansua nga dysshja është Genci i cili gjithashtu u kujdes për tekstin.

Foto: YouTube

Videoklipi iu besua produksionit “Black Fish” ndërsa në kitarë Astrit Stafa.

Lexo po ashtu Janë martuar Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Ndërkaq, kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i tyre i vetëm, Eni dhe Genci numërojnë edhe disa këngë të tjera së bashku. /Telegrafi/