Çifti më i ri në estradë Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi ditë më parë sollën bashkëpunimin e tyre më të ri “Vetëm ti”.
Kënga është pritur mirë nga publiku, duke shënuar shifra të larta klikimesh në vetëm pak orë.
Dyshja ka kohë që e kanë mbajtur sekrete lidhjen e tyre, por tashmë çdo gjë është kuptuar nga publiku.
Se janë bashkë e vërteton edhe paraqitja e tyre si çift sonte në dasmën e moderatorit Labinto Gashi që po mbahet në Prizren.
Dyshja duken shumë elegantë dhen në harmoni me njëri-tjetrin, teksa janë kapur së bashku nga aparatët fotografikë aty pranë. /Telegrafi/