Janë ndër çiftet më të njohura shqiptare dhe dyshja po shijojnë një romancë prej vitesh.
Bëhet fjalë për Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj të cilët së fundmi kanë nisur pushimet në Tajlandë.
Nga atje çifti i njohur kanë postuar imazhe të ndryshme, teksa nuk kanë munguar as ato ku shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
Të fundit ishin ato të këngëtares së njohur nga Shqipëria, e cila pozoi e veshur në të shkurta, teksa thekoi linjat e mrekullueshme.
“Mirëmëngjesi”, ka shkruar Eni në mbishkrimin e imazheve që sot (e martë) ndau me fansat në Instagram.
Në anën tjetër edhe Genci solli imazhe nga i njëjti lokacion, ndërsa disa video të përbashkëta ndau Eni në InstaStory.
Kujtojmë që dyshja janë mjaft të suksesshëm në karrierat e tyre muzikore, pak Genci publikoi bashkëpunimin me Mimoza Shkodrën “Mona Lisa”, në anën tjetër Eni ka kohë që nuk ka sjell një të tillë. /Telegrafi/