Telegrafi

Eni Koçi dhe Besnik Qaka publikojnë duetin “Zemër”

Eni Koçi dhe Besnik Qaka (Foto: YouTube/United Records)

Eni Koçi e ka lansuar duetin e radhës, këtë herë ajo ka bashkëpunuar me frontmenin e “NRG Band”, Besnik Qaka.

“Zemër” titullohet kënga e re, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Genc Prelvukaj qëndron prapa këtij projekti, duke qenë se është producent i këngës.

Lexo po ashtu Lajmet për Eni Koçi

Reperi i njohur i skenës sonë e ka shkruar edhe tekstin e këngës “Zemër”.

Ndërkohë, produksioni i tij, Black Fish Entertainment, e ka xhiruar videoklipin muzikor.

Një tjetër bashkëpunim, Eni e kishte publikuar në fund të muajit korrik. Është fjala për duetin me MC Kreshën, “Gabimet” që numëron mbi 3.2 milionë shikime në YouTube.

Nga ana tjetër, Besnik Qaka me “NRG Band” kanë bashkëpunuar pikërisht me Genc Prelvukajn në këngën “Dashnia jeme” të publikuar në fund të muajit qershor që është shikuar mbi 7.4 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/