Telegrafi

Eni dhe Greta Koçi debatojnë në Instagram për frikën nga bletët (Foto)

Motrat simpatike të showbizit, Eni dhe Greta Koçi kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në një vend malor.

Prej pak ditësh ato ndodhen në fshatin Rrogam nga ku kanë postuar foto me një peisazh të mrekullueshëm mes gjelbërimit.

Por mes komenteve që motrat i lënë njëra tjetrës në foto, vumë re se ato po grindeshin.

Greta kishte shkruar në përshkrimin e fotos së saj se malet janë sikur shtëpia, ndërsa Eni i komenton: “Problemi është që ke frikë nga bletët ose ndonjë gjë që fluturon”.

“Unë aty u kënaqa; që kam frikë nga grerëzat bletët etj, të njëjtën deklaratë po e bëj edhe për ty motra ime e bukur. Ti ke frikë gjithashtu po s’ka problem”, i përgjigjet Greta.

“Jo ka ndryshim; unë i kam alergji dhe nuk deklaroj që malet janë shtëpia ime”, ja kthen Eni./Tabloid.al/