Telegrafi

Engjëllusha Salihu publikon këngën e re “Çka m’ke thanë”

Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu ka publikuar këngën më të re.

Projekti më i ri muzikor nga Engjëllusha mban titullin “Çka m’ke thanë” dhe tashmë gjendet në kanalin e YouTube.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur Valon Biba, ndërsa për orkestrimin Valdrin Abazi.

Foto: Engjëllusha Salihu/Instagram

Në violinë Dalvin Mamusha, teksa video i është besuar produksionit VDsounds.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Engjëllusha Salihu

Ndërkohë krahas këngëve ‘solo, Engjëllusha po vazhdon të sjell herë pas here edhe bashkëpunime e nënë e saj, këngëtaren e njohur të muzikës popullore Shyhrete Behluli.

Projekti i fundit nënë dhe bijë është “Urime ditëlindja nanë” në të cilin bashkëpunuan edhe me Bekim Zogaj. /Telegrafi/