Site icon Telegrafi

Engjëllusha Salihu flet për të fejuarin: Nuk më ka njohur si këngëtare, s’më dinte as emrin

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, është fejuar pak javë më parë.

Ajo befasoi fansat e publikun pasi këtë lidhje e kishte ruajtur me shumë fanatizëm dhe larg mediave.

Në një intervistë për Prive, bukuroshja zbulon se si është njohur me tashmë të fejuarin.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta tha se nuk e kishte njohur si këngëtare dhe se nuk ia kishte ditur as emrin.

Lexo po ashtu Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

“Mërgimi nuk më ka njohur, as nuk më ka njohur që jam këngëtare, as nuk ma ka ditur emrin”, u shpreh Engji.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo përndryshe po vazhdon të jetë aktive me këngë e ahengje të ndryshme muzikore.

Engjëllusha në verë është tejet e angazhuar me dasma së bashku me nënën e saj, artisten Shyhrete Behluli. /Telegrafi/

Exit mobile version