Telegrafi

Engjëllusha Salihu dhe Afrim Muqiqi publikojnë duetin “Po ta boj hallall”

Engjëllusha Salihu dhe Afrim Muqiqi në klipin e këngës “Po ta boj hallall” (Foto: Screenshot/YouTube/VizioniLibonia)

Engjëllusha Salihu dhe Afrim Muqiqi i kanë bashkuar forcat për realizimin e projektit të ri muzikor, të cilin e kanë kompletuar me videoklip.

Dueti titullohet “Po ta boj hallall” dhe është një këngë familjare që flet për raportin ndërmjet vajzës dhe babait.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar reperi Arian Agushi, i njohur me emrin artistik, Gold AG.

Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli, njëherësh nëna e Engjëllueshës, është kujdesur për muzikën, ndërsa orkestrimin e ka bërë Miti Geci.

Për kompletimin e anës vizuale është angazhuar produksioni Vizion Media që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge. /Telegrafi/