Engjëllusha Salihu ka lansuar këngën e re me titull “Inat” që e ka kompletuar edhe me videoklip.
Projekti i ri është realizuar nën drejtim të Blero Muharremit, i cili është producent ekzekutiv.
Kantautori i njohur është kujdesur për muzikën e kësaj kënge së bashku me Fissin dhe Donin.
Ndërkaq, tekstin e kanë shkruar Fissi dhe Slicky. Kënga e re pritet të pëlqehet nga fansat e Engjëllushës.
Për anën vizuale është kujdesur M Production që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Inat”. /Telegrafi/