Telegrafi

Engel kërkon nga Trump që të mbështes anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel i bënë thirrje administratës së presidentit Donal Trump që të jap mbështetje për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në letrën e dërguar deri tek sekretari shtetëror, Mike Pompeo, kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme shkruan se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut do të ndihmojë që të sigurohet stabiliteti dhe paqja në Ballkan.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, do të sjell përfitime të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë dhe Greqinë, por edhe për SHBA-të dhe vendet tjera anëtare”, thuhet në letër.

Në letër gjithashtu thuhet se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë është sinjal i qartë i vazhdimit të qëndrueshmërisë së NATO-s në shekullin 21-të.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të ndihmojë Aleancën që të hedhë aktivitetet e dëmshme ruse në Ballkan, ku Vladimir Putin po përpiqet të bëjë çrregullime dhe mosmarrëveshje. Pranimi i Maqedonisë do ta afrojë Evropën një hapë më afër deri tek një kontinent i lirë, i bashkuar dhe i paqes”, shkruan Engel./Telegrafi/