Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, në një tryezë të rrumbullakët për të ardhmen e Kosovës, ka thënë se nëse nuk do të kishte intervenim ushtarak atëherë do të kishte shumë viktima në Kosovë.
“Nëse nuk do të kishte intervenim, do të vriteshin dhe dëboheshin miliona shqiptarë”, ka thënë Engel, i cili tutje tregon për dashurinë e kosovarëve për SHBA-në.
“Kur shkon në Kosovë, gjëja e parë që të ‘pushton’ është dashuria e njerëzve në rrugë për popullin e Amerikës. Nëse eci rrugës së Prishtinës do të hasësh në 30 persona që të ndalin dhe të falënderojnë”, ka thënë ai, raportojnë mediat.
Tutje Engel ka shtuar se amerikanët, gjigantët si Clark, Albright e Clinton, parandaluan gjenocidin në Kosovë.