Telegrafi

Eneda Tarifa ka lansuar klipin e këngës “Për ty”

(Foto: Instagram/enedatarifa)

Eneda Tarifa ka publikuar këngën me titull “Për ty”, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Realizimi i ri muzikor është lansuar në Ditën e të Dashuruarve dhe për tematikë ka pikërisht dashurinë.

Shpëtim Saraçi qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë miksimin dhe masterizimin, si edhe është producent i këngës.

Për tekstin është kujdesur Drita Çomo, ndërsa muzikën e ka bërë Edmond Rrapi.

“Për ty” është publikuar me video muzikore, ndërsa për anën vizuale është angazhuar produksioni Pro… Video. /Telegrafi/