Site icon Telegrafi

Eneda Tarifa flet për raportin me Fifin pas “Këngës Magjike”

“Kënga Magjike” këtë vit po ashtu ngjalli polemika të shumta në mes artistëve shqiptarë dhe jo vetëm.

Meqë pas përfundimit të festivalit dhe pas fitores së Eneda Tarifës u përfol për një prishje të raporteve mes saj dhe Fifit, së fundmi u zbulua e vërteta.

Eneda e ftuar në emisionin  “Soiree” ka deklaruar se vajzat kanë raporte të mira përkundër se u tha se ato nuk ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

“Unë me Fifin bëmë party, after-party dhe after, after-party. Të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë “cool” me njëra tjetrën”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Eneda Tarifa për Fifin: Do doja që kjo kupë të ndahej dhe ta merrnim që të dyja

Në anën tjetër, edhe pse fitoi Eneda, kënga e Fifit “Marova” u prit tejet mirë dhe tanimë ka grumbulluar mbi gjashtë milionë shikime në YouTube, duke u bërë një prej projekteve më të dëgjuara nga të gjithë këngët e tjera të kompeticionit muzikor.

 

E veçanta e këtij edicioni të “Kënga Magjike” ishte se u mbajt nën moton “Këndoj për të ndërtuar”, me ç’rast të ardhurat e festivalit do të shkojnë për ta ndihmuar një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version