Telegrafi

Eneda Tarifa: Divorcin trajtojeni sa më normalisht

Foto: Eneda Tarifa/Instagram

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Ajo u është përgjigjur shumë pyetjeve nga fëmijët kuriozë të spektaklit, qoftë në lidhje me jetën profesionale apo atë private.

Një nga fëmijët e pyeti këngëtaren duke i thënë: “Pse ju artistët divorcoheni kaq shumë?”.

Me një të qeshur, Eneda u përgjigj se divorci ndodh tek shumë njerëz, por krijohet përshtypja se ndodh më së shumti tek artistët, për shkak se ata janë më të dukshëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Divorci është një proces që duhet trajtuar sa më normalisht po u trajtua normalisht dhe pa drama, nuk do të ketë drama”, tha këngëtarja.

Eneda përndryshe është e divorcuar prej vitesh nga ish-bashkëshorti, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Aria. /Telegrafi/