Telegrafi

Eneda paralajmëron këngë të reja, nuk mungojnë bashkëpunimet

Eneda Tarifa (Foto: Instagram/enedatarifa)

Këngëtarja dhe moderatorja, Eneda Tarifa, në intervistën e improvizuar nga një prej konkurrentëve të spektaklit ‘Top Talen’ në episodin e tij të dytë, është pyetur në lidhje me materialet muzikore që priten gjatë sezonit veror.

Ajo ka treguar se është duke punuar me dy materiale muzikore me vëllanë e Salsano Rrapit, Edmond Rrapin.

Gjithashtu, këngëtarja ka pohuar që po punon dhe një material tjetër muzikor, transmeton Top Channel.

Këto këngë pritet të publikohen shumë shpejt dhe Eneda do të vijë jo me një, por me tri këngë të reja përgjatë vitit 2019.

Ky është edhe një vit shumë i suksesshëm për Enedën, pasi ajo rikthehet në prezantim dhe me disa materiale muzikore që priten të jenë të suksesshme.