Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Enea Mihaj mund të transferohet në La Liga, te Celta Vigo.
Sipas asaj që shkruan mediumi spanjoll AS, për futbollistin e Famalicaos ka interesim nga Celta Vigo.
Klubi i La Liga po planifikon që shumë shpejt të ndërmarrë hapa konkret, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e lojtarit.
26-vjeçari Mihaj është titullari i padiskutueshëm te Famalicao, pasi ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon.
Ai, ka një kontratë me skuadrën aktuale deri me 30 qershor 2025. /Telegrafi/