Telegrafi

Ëndrra e çdo tifozi bëhet realitet nga Kujtesa, të mërkurën Barça – Chelsea shfaqet në Cineplexx

Kujtesa në bashkëpunim me Cineplexx kanë organizuar një befasi për adhuruesit e futbollit.

Një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin e viteve të fundit është ajo mes Chelseat dhe Barcelonës. Përballjet mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve gjithmonë dhurojnë spektakël.

KUJTESA i ka mundësuar tifozëve të flaktë të futbollit, të shikojnë lojën në kinemanë Cineplexx me sistemet më moderne, cilësi jashtëzakonisht të lartë të zërit si dhe imazhit.

Ëndrra e çdo tifozi është të shikojë një ndeshje të tillë madhështore dhe ndjekja e saj në një ambient të tillë, do t’ju dhurojë sportdashësve plot emocione dhe ndjenjën sikur të ishit në stadium.

Kjo ngjarje do të mbahet të mërkurën në ora 20:45, kështu që për adhuruesit e futbollit kjo ditë është e rezervuar për ndeshjen kthyese të këtyre dy skuadrave në Camp Nou.

Një organizim i tillë, në këtë lloj atmosferë, po ndodhë për herë të parë në Kosovë, dhe këtë histori e mundëson Kujtesa!. /Telegrafi/