Site icon Telegrafi

Endrick konsideron largimin nga Real Madridi vetëm dy muaj pas arritjes në Bernabeu

Sulmuesi brazilian, Endrick Felipe mund të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar, pasi mundësitë për lojë janë të pakta.

Sipas gazetës spanjolle AS, Endrick po mendon seriozisht një largim nga Real Madrid nëse vazhdon të lihet në stol deri në fund të vitit 2024.

‘Plani B’ i Endrick është të bashkohet me një klub tjetër në formë huazimi nëse nuk merr minuta të mjaftueshme deri në afatin kalimtar të janarit.

18-vjeçari është vetëm në muajin e dytë të karrierës së tij në Madrid pas një lëvizjeje nga Palmeiras prej rreth 60 milionë eurosh duke përfshirë bonuset.

Lexo po ashtu Bashkëlojtarët e Real Madridit i kanë vënë Endrickut një pseudonim të çuditshëm që lidhet me intervistën e tij virale

Megjithatë, Endrick është vetëm një opsion me rotacion në skuadrën e Carlo Ancelottit pas ardhjes së Kylian Mbappe.

Endrick synon të vazhdojë të luftojë për vendin e tij në skuadër, por besohet se një huazim mund t’i sjellë dobi atij për sa i përket ruajtjes së mprehtësisë dhe formës derisa të jetë mjaftueshëm i pjekur për t’u futur në formacionin titullar të Los Blancos.

Lajmi i mirë për Endrick është se Real Madrid ka 60 ose më shumë ndeshje për të luajtur këtë sezon që do të thotë se do të ketë mundësi për të gjithë. /Telegrafi/

Exit mobile version