Telegrafi

Endri dhe Rina sjellin “Janarin” në dhjetor (Video)

Dy këngëtaret e labelit “ON Records”, Endri dhe Rina kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.

“Janari” titullohet kënga e tyre më e re, e cila erdhi për fansat në prag të festave të fundvitit, në dhjetor.

Kënga është një baladë e zhanrit R&B, e cila është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, gjersa tekstin e ka shkruar Fuego.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Janari” është publikuar edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili është punuar nga FilMnation.

Ky bashkëpunim shënon njëherësh edhe debutimin e Rinës në skenën muzikore, teksa për Endrin, ky projekt është vazhdimëse e këngëve të tij mjaft të suksesshme të publikuara vazhdimisht viteve të fundit. /Telegrafi/