Telegrafi

Endri Çekiçi shënon gol të jashtëzakonshëm pothuajse nga 30 metra ndaj Galatasarayt

Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi, është duke kaluar në një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni me Konyaspor.

Ai pas një ndalese u kthye me gola ndaj Isanbulspor në fitoren 4-0, ndërsa vazhdoi t’i shtojë minutat.

Sot në derbi ndaj Galatasarayt, ai ka arritur të shënojë një gol të jashtëzakonshëm për të barazuar rezultatin në 1-1.

Mesfushori shqiptari gjuajti nga pothuajse 30 metra, duke e lënë në gjumë portierin Fernando Muslera.

Sikur të mos mjaftonte kjo ai pas disa minutash goditi edhe shtyllën, duke treguar për formën e lartë që po kalon.

Pas kësaj ai pësoi një dëmtim dhe trajneri u detyrua të zëvendësojë në minutën e 40-të.

Te Konyaspor nga minuta e parë po luan edhe Milot Rashica, ndërsa në anën tjetër te Galata në bankë është Milot Rashica. /Telegrafi/