Endri Çekiçi ka gjetur golin e parë në sezonin e ri në futbollin turk.
Mesfushori shqiptar që aktivizohet me Konyaspor, e ka nisur nga minuta e parë përballjen me Istanbulspor.
E në minutën e 29-të ka ardhur edhe goli i parë në këtë sfidë, me autor reprezentuesin shqiptar.
https://twitter.com/Golsuperlig3/status/1561757127600898051?s=20&t=Z8RxG5BHvQ3mWKq1zao9FA
Në fakt Çekiçi ka shënuar një gol spektakolar nga distanca ku me një gjuajtje të fuqishme mposhti portierin vendas.
Nga minuta e parë në këtë sfidë për Konyan po luan edhe Zymer Bytyqi, derisa te vendasit e Istanbulspor, në fushë janë Valon Ethemi e Jetmir Topalli. /Telegrafi/