Telegrafi

Endri Çekiçi me gol spektakolar Turqi, shënon njërin nga golat më të mirë në kampionat

Endri Çekiçi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk me Konyasporin.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisëka shënuar golin e tij të dytë në këtë edicion me fanellën e Konyaspor, në ndeshjen kundër Trabzonsporit.

Gurler harkoi bukur nga ana e djathtë, derisa Çekiçi shënoi një gol spektakolar me gërshërë për të barazuar shifrat në 1-1.

Pas 45 minutave të para, sfida mes Konyaspor dhe Trabzonspor është e barabartë 1-1 me mysafirët që kanë një lojtar më pak në fushë.

Tek skuadra vendase janë në lojë nga minuta e parë edhe Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi, me këtë të fundit që është duke zhvilluar një ndeshje të madhe, pasi mbrojtësit kundërshtarë nuk po mund ta ndalin në asnjë moment. /Telegrafi/