Jeta shpesh nuk rrjedh si e ëndërrojmë në rini. Por Ariani na dëshmon se asnjëherë nuk është vonë për t’i ndjekur dëshirat e rinisë.
“Quhem Arian Kumria. Punoj në profesionin e taksistit në qytetin e Tiranës prej gati 10 viteve. Dëshira ime shumë e madhe ka qenë të bëhem një këngëtarë apo aktor. Por jeta kështu funksionon, shkon nga një profesion në një tjetër”, tregon Ariani për Deutsche Wellen.
“Kur bëhesh familjarë duhet të merresh me fëmijët ndërsa dëshirat dhe ëndrrat ngelin në zemër. Por për t’u marrë me muzikë asnjëherë nuk është vonë. Muzika vdes me shpirtin dhe shpirti vdes me muzikën”, rrëfen më tej tiranasi.
Ariani ka tri vajza dhe të tria janë këngëtare./Deutsche Welle/