Telegrafi

“Ëndërr e bërë realitet” – Kim Kardashian sjell poza të reja provokuese nga fotosesioni për “Sport Illustrated “

Kim Kardashian ka sjell imazhe të reja e veshur me bikini në llogarinë e saj në Instagram nga një fotosesion i fundit mahnitës teksa zbulon një “ëndërr të realizuar”.

41-vjeçarja dhe themeluesja e ‘Skims” ka qenë në krye të revistës “Vogue” prej vitesh, por paraqitja e saj e radhës për një tjetër revistë po i çon gjërat në një nivel tjetër.

Në fillim të kësaj jave, Kim zbuloi se është kryesuese e revistës ikonike ‘Sports Illustrated”, në numrin e vitit 2022 që do të dalë në shitje më 19 maj.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Ylli i Hulu mahniti me format e saj të famshme trupore, natyrisht duke veshur koleksionin e bikineve nga marka e saj “Skims” për kopertinën.

Që nga debutimi i lajmit, Kim është rikthyer për një galeri fotosh të reja me rrobave të banjës, të cilat me shpejtësi kanë grumbulluar pëlqime në Instagramin e saj.

Galeria e gjerë përfshinte disa poza të ndryshme në bikini ku ajo shihet mes një ambienti në xhungël dhe me një motoçikletë.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e imazheve të ‘nxehta’.

Lexo po ashtu Kim Kardashian bën debutimin në kopertinën e revistës “Sports Illustrated” - shfaq linjat në disa poza atraktive

Ky fotosesion ka ardhur i bashkangjitur edhe me një intervistë të plotë, ku miliarderja diskuton për karrierën dhe amësinë.“Çdo vajzë ka qenë e fiksuar pas rrobave të banjës Sports Illustrated. Ata janë ikonë. Sa herë që shihja revista të tilla, veçanërisht në vitet ’90 kur isha duke u rritur, janë gjithmonë këto gra perfekte, të gjata, të holla dhe thjesht nuk kam qenë kurrë e tillë”, thotë ajo ndër tjera.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

‘SI Swim” këtë vit në kopertinat e saj përfshin gjithashtu këngëtaren Ciara, nënën 74-vjeçare të Elon Musk, Maye dhe modelen Yumi Nu. /Telegrafi/