Site icon Telegrafi

Ende s’janë hartuar listat e borxhlinjve publikë (Video)

Ministria e Financave nuk posedon listat e përgjithshme të përfituesve nga Ligji për faljen e borxheve publike. Ndërkohë që duket se edhe institucionet ende nuk i kanë hartuar ato.

“Kjo është kompetencë e përcaktuar me Ligj për të gjitha institucionet. Kështu që ju lutem të kërkoni përgjigje në mënyrë të veçantë nga institucionet se deri ku kanë arritur me këtë proces, sepse edhe me Ligj janë të obliguar t’i bëjnë publike listat”, është përgjigjur Muharrem Shahini, zyrtar për informim në Ministrinë e Financave.

Në borxhet që do të falen vetëm ndaj Administratës Tatimore të Kosovës janë rreth 148 milionë euro.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Nahit Sharku, nuk ishte i gatshëm të japë një përgjigje rreth hartimit të listave të borxhlinjve publikë, duke udhëzuar të kontaktohet Zyra për Komunikim me Medie. /Tribuna Channel/

Exit mobile version