Telegrafi

Ende shtatë lojtarë pa regjistruar – si mund të luajë Barcelona në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Getafes

Barcelona arriti të regjistrojë Ilkay Gundoganin në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pas regjistrimit të Ronald Araujo të premten mbrëma.

Megjithatë, Barça ende nuk ka regjistruar shtatë lojtarët.

Bëhet fjalë për emra si Alejandro Balde, Oriol Romeu, Sergi Roberto, Inaki Pena, Marcos Alonso, Ez Abde dhe Inigo Martinez.

Problemi më i madh i Barcelonës do të jetë në mbrojtje ku do të jetë pa mbulim adekuat në krahun e majtë.

Lexo po ashtu Barcelona shpreson t'i regjistrojë dhjetë lojtarë para ndeshjes me Getafen

Megjithatë, Xavi nuk do të duhet të mendojë shumë pasi Barcelona pritet të regjistrojë të gjithë lojtarët e saj para ndeshjes së tyre të dielën.

Por le të shohim një formacion për ndeshjen e Getafe me lojtarë që tashmë janë regjistruar në La Liga.


Barcelona: Ter Stegen; Christensen, Eric, Araujo, Kounde; Frenkie De Jong, Gundogan, Pedri; Fati, Lewadowski, Raphinha.


/Telegrafi/