LaFerrari Spider është paraparë që të debutojë në Paris Auto Show, gjatë muajit tetor. Por, admiruesit e kësaj makine, i kanë blerë të gjitha 499 veturat që i përkasin kësaj serie.
Të interesuarit që duan të kenë një ‘merimangë’ të tillë, duhet të bëjnë kërkesën te lista e dytë, për të pritur raundin e ri të prodhimit të këtij modeli, transmeton Telegrafi.
Kjo veture italiane me 6.3-litra V12, ka 789-kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrin për tre sekonda.
Me një pamje të jashtme të mahnitshme, LaFerrari vjen me tavan metalik, si dhe me xhamin transparent që mund të zëvendësohet. /Telegrafi/