Site icon Telegrafi

Ende nuk kanë filluar bisedimet mes Chellinin dhe Juventusit për vazhdimin e kontratës

Juventusi ka qenë i lidhur me vazhdimin e kontratës me Giorgio Chiellinin, po bisedimet ende nuk ka filluar. 

Mbrojtësi që është duke vuajtur nga një dëmtim mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Pritej që marrëveshja e re të jetë e vlefshme për dy vitet e ardhshme, por sipas calciomercato.it, bisedimet ende nuk kanë filluar.

Megjithatë, marrëdhëniet janë shumë të mira mes palëve dhe marrëveshja pritet të arrihet shumë shpejtë.

Chiellini është në Juventus që nga viti 2005 dhe është një nga shtyllat e skuadrës në sukseset e arritura në gjashtë vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version