Negociatat midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhëniet e tyre të ardhshme vazhdojnë të bëjnë përparim në tre fushat më të vështira dhe negociatat do të vazhdojnë, sipas një deklarate të përbashkët nga presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministri britanik.
“Ne ramë dakord që kushtet për përfundimin e marrëveshjes nuk u plotësuan për shkak të ndryshimeve në tre çështjet kritike të mbetura”, shkruan në deklaratën e përbashkët e lëshuar nga Ursula von der Leyen dhe Boris Johnson pas bisedës së tyre telefonike.
With @BorisJohnson we took stock of the negotiations. The conditions for an agreement are not there due to remaining differences on critical issues.
We asked our Chief Negotiators to prepare an overview of the remaining differences to be discussed in person in the coming days. pic.twitter.com/rWCWlMz0dv— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 7, 2020
Tre zonat kritike rreth të cilave nuk ka pasur progres për muaj me radhë janë peshkimi, dmth hyrja e peshkatarëve evropianë në ujërat britanike, kushtet e drejta të tregut dhe mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet e ardhshme.
“Ne kemi kërkuar nga kryenegociatorët tanë dhe ekipet e tyre të përgatisin një përmbledhje të ndryshimeve të mbetura për t’u diskutuar në një takim fizik në ditët e ardhshme në Bruksel”, shkruan në deklaratën e shkurtër.
Para bisedës telefonike midis von der Leyen dhe Johnson, presidentja e Komisionit pati një takim virtual me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin Francez, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. /Telegrafi/