Telegrafi

Ende nuk është mbyllur marrëveshja mes klubeve, Depay del në stërvitje me Atletico Madridin

Barcelona dhe Atletico Madrid nuk e kanë zyrtarizuar ende marrëveshjen, por Memphis Depay ka dal në stërvitje me Los Colchoneros nën urdhrat e Diego Simeones.

Dy klubet janë duke finalizuar detajet e operacionit që do ta çojë sulmuesin holandez te Atletico Madrid.

“Memphis, me lejen e FC Barcelonës, stërviti për herë të parë në Majadahonda derisa të dy klubet ta mbyllin transferimin”, shkruhet në komunikatën e klubit madrilen .

Barcelona do të përfitojë rreth 4 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Depay do të largohet nga Camp Nou pas një sezoni e gjysmë (14 gola në 42 ndeshje).

Lexo po ashtu Barcelona nënshkruan me talentin Lucas Roman dhe i vendos një klauzolë prej 400 milionësh: Kush është 'El Pocho'?

Debutimi i holandezit tek Atletico Madrid mund të ndodhë të shtunën, përballë Real Valladolidit, në javën e 18-të të La Ligas. /Telegrafi/