Kryeministri Zoran Zaev sot nuk tha nëse do të ketë masa të reja kufizuese për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19. Në deklaratë për media, ai theksoi se do t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
“Do ta presim Komisionin për Sëmundje Ngjitëse për masa eventuale kufizuese. Me siguri ata punojnë edhe sot edhe gjatë fundjavës, ndërsa të hënën kemi takim me Shtabin Kryesor Koordinativ në Qeveri ku merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë”, tha Zaev.
Ai shtoi se ka një valë të re por duhet të shihen numrat e rasteve të reja në mënyrë që komisioni të merr vendim.
Ndryshe, në Maqedoni rastet e reja u rritën dukshëm ndërsa raportohet se mbi 70% e rasteve janë me llojin britanez i cili më lehtë bartet./Telegrafi/