Juan Jesus ka thënë se skuadra e tij kanë ende besim në vendin e tretë.
Nerazzurrët janë në ‘luftë’ me Romën, që do të përballën këtë vikend, ndërsa Juan Jesus i është përgjigjur fansave përmes ‘facebook’-ut.
“Vendi i tretë?Duhet ta provojmë edhe pse do të jetë e vështirë. Shokët mendojnë se ne kemi ende gjasa dhe ne do të provojmë gjithçka” .
“Për ndeshjen me Romën, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e hapur. Nuk e di ende se a do të luajë, por kushdo që luan do ta jap maksimumin”.
“Cili është stadiumi më i vështirë? Më i vështiri është i Juventusit. The Juventus Stadium është një armë extra për skuadrën e tyre”.
“Kush do të fitojë në fund? E vështirë të thuhet. Napoli janë në formë të mirë, shpresoj që ata”, është përgjigjur Jesus. /Telegrafi/