Këngëtarja Arta Bajrami është nënë e tre fëmijëve.
Ajo ka dy vajza të pagëzuara me emrat: Viktoria dhe Electra, dhe një djalë të cilin e ka quajtur Ideal-Morris.
Arta është mjaft e përkushtuar në rritjen e fëmijëve, ndërsa kur jemi te vajzat, duket se këngëtarja është vërtetë strikte.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory, ajo ka treguar me shaka se cilat janë kushtet që djemtë duhet të plotësojnë në të ardhmen, nëse duan që të dalin me vajzën e saj.
“Gjej një punë, kuptoje, ti nuk më pëlqen, unë jam ndokund, nëse e lëndon atë unë të lëndoj ty, sille në shtëpi 30 minuta më herët, gjej një avokat dhe nëse më gënjen mua, unë e marr vesh, çfarëdo që ti i bën asaj, do të ta bëj unë ty”, janë kushtet e parashtruara në fotografi.
Gjithsesi, kjo ka qenë vetëm një shaka e bërë nga këngëtarja, pasi vajzat e saj janë tepër të vogla për t’i menduar këto gjëra.
Përndryshe, “Malli m’ka marr” titullohet kënga e saj më e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/