Manchester United ka për objektiv kryesor për repartin e mesfushës transferimin e Mason Mount.
Megjithatë gjiganti anglez po has në vështirësi të mëdha të nënshkruaj me mesfushorin ofensivë.
Djajtë e Kuq kanë bërë tre oferta të njëpasnjëshme në drejtim të Chelseat, por që të tria ato janë refuzuar nga Chelsea.
Oferta e fundit nga United ishte 55 milionë funte, ofertë që mbetet ende e vlefshme.
Fabrizio Romano ka njoftuar se drejtuesit e dy skuadrave kanë angazhuar një takim të drejtpërdrejtë për të zhvilluar bisedat për Mount.
Takimi mes dy klubeve pritet të mbahet në 48 orët e ardhshme dhe do të jetë vendimtar për të ardhmen e mesfushorit.
Mount ka marrëveshje personale me United, derisa ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/
Understand Chelsea and Manchester United are prepared for direct contact this week to make final decision on Mason Mount deal. 🚨🔴 #MUFC
Direct club to club talks will take place within 24/48h to understand how to proceed.
Man United £55m bid remains valid… but not forever. pic.twitter.com/ec8e8bFc1D
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 27, 2023