Site icon Telegrafi

Enca zbulon sekuenca nga kënga e re e parealizuar

Enca Haxhia Foto: Instagram/enca

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Ajo është aktive në prurjet e reja muzikore, të cilat i pëlqehen nga admiruesit e projekteve të saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një video teksa shihet duke vënë në pah stilin e ri të flokëve.

Por, ajo çka mori vëmendje të fansave ishte kënga që ajo kishte vënë në video, e që ishte një prej projekteve të saj.

Që në dëgjimin e parë shihet se është vetëm melodi, kurse në Instastory bëri të ditur se nuk realizuar ende si duhet.

Foto: Instastory

Për këtë të fundit Enca ka bashkëpunuar me BigDeal Records, kompani e njohur kjo edhe për duete me artistë të tjerë.

“Nashta” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që u dëgjua në masë të madhe në rrjet. /Telegrafi/

Exit mobile version