Enca Haxhia kohë pas kohë i vë në plan të parë hiret e saja përmes fotografive dhe xhirimeve që i publikon në rrjetet sociale.
Këngëtarja e famshme nga Shqipëria ndiqet nga fansa të shumtë, të cilët mezi presin publikimet e saja.
Këto ditë, ajo e ka shfrytëzuar motin e mirë për t’u larë, ndërsa nuk ka hezituar t’i postojë disa imazhe në Instagram.
Në këtë rrjet social, ku mungon mbi 1.7 milion ndjekës, Enca e ka publikuar një xhirim të shkurtë paksa ngacmues për gjininë e fortë.
Ajo e ka xhiruar veten duke u larë, porse në plan të parë janë të pasmet e saj.
Në ndërkohë, Enca është duke e shijuar suksesin e hitit të saj më të fundit, “Dua”.
Videoklipi i kësaj kënge që është lansuar më 23 mars, për një muaj ka arritur afro dhjetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/