Këngëtarja Enca Haxhiaj së fundmi ka publikuar një video të shkurtër të këngës së saj më të re “Call me goddess” e cila pritet që të dalë së shpejti.
Për habi nga pamjet e para, videoklipi i Encës është pikërisht ai të cilin këngëtarja Ronela Hajati e kishte paralajmëruar kohë më parë por që ende nuk e ka realizuar për shkak të disa problemeve teknike, raporton Indeksonline.
Mesa duket atë që Ronelës i dështoi, po e realizon Enca me ide pothuajse krejtësisht të njëjtë si të Ronelës e cila së fundmi ka thënë që së shpejti do të publikojë këtë klip.
Enca është shfaqur me një stil kogja të veçantë nën një atmosferë verore mbi një jaht.