Telegrafi

Enca vë në pah figurën trupore në imazhet e reja

Ajo është një prej atyre artisteve e cila siguron gjithnjë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.

Fjala është për këngëtaren Enca Haxhia, e cila admirohet për linjat trupore, gjë që bëri të jetë në fokus të shtypit rozë edhe këtë herë.

Artistja nga Shqipëria së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri, përmes të cilit ndan disa paraqitje atraktive të saj.

E veshur në një fustan të gjatë ngjyrë portokalli e me flokë gjysmë të lëshuara, 24-vjeçarja mori gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj, që janë të shumtë në numër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Andaj, edhe këto fotografi morën mbi 46 mijë pëlqime e qindra komente, duke e përgëzuar për pamjen tërheqëse.

Në anën tjetër, Enca vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe në projekte e mbrëmje muzikore përreth trojeve shqiptare.

“Mwah” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga ajo që në YouTube ka kaluar shifrën e 1.8 milion klikimeve. /Telegrafi/