Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Enca Haxhia, gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo për mbi dy milionë fansat e saj ka publikuar fotografi e video nga më të ndryshmet, për të cilat vazhdon të jetë në fokus të faqeve rozë.
Dhe së fundmi 24-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendje me një tjetër fotografi, në të cilën vjen me një ndryshim në dukje.
Me stil të ri të flokëve e po ashtu edhe me veshjen e veçantë, artistja e njohur shfaqet e mahnitshme teksa ka bërë flokët gri.
Kjo pamje e re e Encës është komplimentuar mjaft shumë edhe nga ndjekësit dhe miqtë që mban në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.
“Le të luajmë një lojë dashurie”, ishte përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
Enca përndryshe është duke e shijuar tejet shumë këtë kohë pandemie globale, kjo në bazë të postimeve që sjell në rrjetet sociale.
Sa i përket projekteve muzikore, “Amor” mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo në bashkëpunim me Zaza dhe Mixey që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/