Virozat sezonale duket se kanë prekur edhe këngëtaren Enca Haxhia. Përmes një postimi rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se është e sëmurë.
“Urrej të jem e sëmurë dhe në shtrat gjithë ditën… Sidomos kur moti është kaq i mirë jashtë”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.
Në ndërkohë, ajo ka vazhduar të postojë fragmente nga kënga e saj e re, “Dua”, duke i shoqëruar qoftë me fotografi apo me video.
“S’di a ta kam thënë sa i mirë je”; “S’mund të jem n’krahët e tu” – janë disa prej vargjeve që i kanë shoqëruar postimet e saj.
Kënga më e re e Encës, “Dua”, është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares dhe tashmë është shndërruar në hit.
Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua më 23 mars dhe për një javë është shikuar afro katër milionë herë në YouTube.
Kujtojmë se për më pak se 24 orë nga publikimi, videoja muzikore e kësaj kënge kaloi shifrën prej një milion shikimesh në YouTube, ndërsa këngëtarja u shpreh e entuziazmuar me këtë sukses duke pohuar se ky ishte një rekord i ri personal për të. /Telegrafi/