Data 14 mars në Shqipëri është festë zyrtare, e asaj që njihet si “Dita e Verës”.
Mirëpo marrë parasysh gjendjen e panikut që po kalon vendi dhe bota në përgjithësi, Qeveria Shqiptare anuloi të gjitha aktivitetet e organizuara për këtë rast.
Si rrjedhojë, njerëzit e kanë festuar Ditën e Verës në shtëpitë e tyre, kryesisht në rrethin e ngushtë shoqëror ose familjar.
Këngëtarja Enca Haxhia vendosi që t’ua urojë ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram këtë festë, përmes një fotografie të publikuar, ku shihet me bikini.
Fotografia e cila e shfaq këngëtaren duke marrë rreze në pishinë dhe është realizuar gjatë verës, u shoqërua me një mishkrim, ku këngëtarja jepte shpresë dhe uratë që në të ardhmen e afërt ta shohim të gjithë njëri-tjetrin kështu.
“E pafshim njëri-tjetrin sa më shpejt kështu. Gëzuar ditën e Verës”, shkroi Enca në përshkrimin e këtij imazhi.
Përndryshe është bërë e ditur se në Shqipëri numri i të infektuarve ka arritur në mbi 33, ndërsa në Kosovë raste të evidentuara janë tre. /Telegrafi/