Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ajo përmes rrjeteve sociale ndan imazhe dhe video nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e shpeshta.
Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune u ka ofruar mundësinë fansave që të pyesin çfarë dëshironin.
Njëri prej fansave ishte mjaft interesuar rreth konsumimit të lëndëve narkotike dhe duhanit.
“Nuk pi as duhan, e urrej, as lëndë narkotike”, është përgjigjur artistja.
Ndërkaq, ajo së bashku me motrën e saj tashmë janë duke shijuar pushimet në Prevallë, derisa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese nga dyshja.
Sa i përket projekteve muzikore, “Break Down” mban titullin hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin. /Telegrafi/