Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vendosi së fundmi që t’iu përgjigjet shumë prej pyetjeve të fansave në rrjetin social Instagram.
Shumë prej tyre parashtruan pyetje për të në InstaStory, në lidhje me jetën e saj private apo profesionale, disa prej të cilave ajo iu dha përgjigje pa hezitim.
Mes të tjerash, një nga fansat nuk hezitoi ta pyeste nëse këngëtarja ka të kryer ndonjë ndërhyrje estetike në trupin e saj.
“100 për qind natyrale, asgjë kundër”, ishte përgjigja e këngëtares në InstaStory.
Enca përndryshe është vazhdimisht e komentuar në media dhe rrjetet sociale për paraqitjet e saj atraktive dhe provokuese në rrjetet sociale.
Ajo ka premtuar për fansat se do të jetë më aktive këtë verë me projekte të reja muzikore e koncerte të shumta. /Telegrafi/