Site icon Telegrafi

Enca me të tjera poza provokuese nga pushimet në Turqi

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, prej disa ditësh po shijon pushimet në shtetin turk.

Artistja ka azhurnuar fansat me imazhe e video të ndryshme, gjersa po vazhdon të jetë shumë e hapur përkundër mungesës në mbrëmje e koncerte.

25 vjeçarja ka ndarë të tjera imazhe me bikini me ç’rast ka bërë që të komentohet në postimin e radhës.

Për pozat me bikini, reagimet në komente kanë qenë nga më të ndryshmet duke u komplimentuar për linjat trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Nga ana tjetër, krijuesja e hitit “Rakia” mori edhe komente të tjera negative me ngacmime mbi peshën.

Sido që të jetë, ajo po kalon një periudhë të mirë jo-produktive duke qenë se këtë verë anuloi të gjitha koncertet.

Ajo ua bëri me dije fansave se mezi pret të takohen verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version