Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa së fundmi edhe ajo si gjithë të tjerët është e shqetësuar për përhapjen e pandemisë së quajtur coronavirus.
Këto ditë, këngëtarja i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të promovuar te fansat ndërgjegjësimin për t’iu shmangur infektimit, duke iu dhënë këshilla se si të mbrojnë veten e tyre.
Duke qëndruar më e izoluar se zakonisht, Enca e shfrytëzoi rastin që për fansat në InstaStory të publikojë disa fotografi të realizuara në të kaluarën.
Në njërën prej tyre, ajo shfaqet duke pozuar me një bebe në krah, teksa shkruan në mbishkrimin e saj se pretendon të jetë një nënë e shkëlqyer në të ardhmen.
“Unë do të bëhem nëna më e mirë në të ardhmen”, ka shkruar këngëtarja Haxhia në InstaStory.
Me këtë, ajo deshi t’u tregojë fansave se sa e dashur di të jetë me fëmijët, teksa pret që e ardhmja e saj t’i sjell fatin e përjetimit të ndjenjës më të mirë në botë, asaj të bërjes nënë. /Telegrafi/