Site icon Telegrafi

Enca takon aktorin dhe këngëtarin Mohamed Ramadan në Dubai

(Foto: Instagram/Facebook/enca)

Enca Haxhia i ka shijuar pushimet luksoze që i ka kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku ka sjellë imazhe të ndryshme.

Këngëtarja nga Shqipëria ka realizuar fotografi të shumta nga vendet ekzotike në Dubai, ndërsa disa prej tyre nuk ka hezituar t’i ndajë me fansat në rrjetet sociale.

Ajo numëron mbi 2.3 milionë ndjekës në Instagram dhe afro 800 mijë sosh në Facebook, ku ka postuar imazhe nga çastet e këndshme që ka kaluar atje.

(Foto: Instagram/enca)

Në një postim në InstaStory, Enca ka treguar se madje ishte ulur pranë yllit të UFC-së, Conor McGregor.

Lexo po ashtu Enca Haxhia e ulur pranë Conor McGregorit në Dubai

Kurse gjatë të enjtes kur edhe është kthyer në Shqipëri, në profilin e saj në Facebook e ka shpërndarë një fotografi të përbashkët me aktorin egjiptian, Mohamed Ramadan, i cili së fundmi është bërë mjaft i suksesshëm edhe si këngëtar në vendet arabe. /Telegrafi/

Exit mobile version